Fitim Zekthi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike foli sot në lidhje me aktualitetin politik në vendin tonë.
I pyetur për akuzat e ngritura nga SPAK ndaj ish-kryeministrit Berisha, Zekthi kujtoi faktin se kohë më parë, ai sëbashku me Berishën ka protestuar, por shtoi se tani ka ardhur koha që ish lideri i PD-së të dalë para drejtësisë.
Ndërkohë, duke folur për Lulzim Bashën, ai tha se kreu aktual i PD zyrtare është një njeri i “papërlyer” me krimin. Ai shtoi se dëshiron që z. Berisha të dalë para drejtësisë dhe të pranojë të gjykohet, e të dalë i pafajshëm nga akuzat e ngritura ndaj tij.