Pas divorcit me aktorin, Brad Pitt, Angelina Jolie kishte deklaruar se do ti përkushtohej vetëm fëmijëve të saj, por duket se tashmë aktorja e famshme ka vendosur të ketë një partner të ri në jetën e saj.
Mediat e huaja shkruajnë se Jolie është në një lidhje me truprojën, me të cilin shoqërohet kudo. Çifti janë takuar për herë të parë gjatë xhirimeve të filmit “Those who wish me dead” dhe që atëhere janë të pandashëm.
Nga ana tjetër Brad Pitt u përfol për një lidhje të re me aktoren e njohur Charlize Theron, por asgjë nuk është konfirmuar nga asnjëhri prej tyre. Për momentin ai po shijon pushimet me fëmijët e tij. Pasi Angelina Jolie ka vendosur që këtë verë 6 fëmijët të pushojnë me babain e tyre.