Anglia ka hyrë në një mbyllje totale nga dita e sotme deri në mes të muajit shkurt. Lajmin e ka bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkrujanë se mbyllja do të jetë për 6 javë. Në një deklaratë për mediat Kryeministri Boris Johnson tha se e gjithë Anglia duhet që të qëndrojnë të mbyllur për të mos përhapur varianin e ri të Covid.
Disa nga masat e marra janë:
Nga sonte, qytetarët do të qëndrojnë në shtëpi deri në mes të shkurtit (e gjithë Anglia).
Të gjitha shkollat mbyllen deri në gjysmën e muajit shkurt.
Çerdhet dhe shkollat speciale të qëndrojnë të hapura.
Fëmijët do të vazhdojnë të vizitojnë të dy prindërit nëse janë të divorcuar.
Alkooli është i ndaluar.
Dyqanet do të mbyllen të gjitha.
Policia mund të gjobisë njerëzit deri në 200 paundë për thyerje të rregullave si më parë dhe 10,000 paundë për biznese dhe për tubime.
Dasmat mund të bëhen vetëm me një numër të vogël njerëzish.
Funeralet do të behën më në një numër të vogël.
Studentët nuk duhet të kthehen në universitet deri në mes të shkurtit.
Vende sportive në natyrë të mbyllen, por terrenet e lojërave mbeten të hapura.
Udhëtimi jashtë vendit do të lejohet vetëm nëse është thelbësore.
Sportet për fëmijë anulohen nëse nuk bëhet përmes shkollës.