Katër shqiptarë, anëtarë të grupit të trafikut të drogës, dyshohet se kanë vrarë një 23-vjeçar në Angli.
Të rinjtë deklaruan se qëllimi i tyre nuk ishte ta vrisnin, por t’i jepnin një “mësim të mirë”.
Trupi i Tomasz Waga u gjet me plagë të rënda në rrugët e qytetit. Ai mësohet se u kap nga shqiptarët duke thyer një pronë në Newport Road. Sipas asaj që raportohet viktima së bashku me një burrë tjetër, Carl Davies, po përpiqeshin të vidhnin një fermë kanabisi me vlerë 120,000 £.
Prokurori Greg Bull KC i tha gjykatës se shqiptarët nuk kishin për qëllim ta vrisnin të riun, por për ta marrë në pyetje në mënyrë që të informoheshin për shefat e tyre.