Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Anglia e shpalli “non grata”/ Ish-ministri: Berisha është politikani i vetëm që jeton në një apartament modest

16:30 / July 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilëson shpalljen non grata të Sali Berishës kësaj radhe edhe nga Britania e Madhe një sulm jo vetëm ndaj ish-kryeministrit, por gjithë opozitës politike në vendin tonë.

Sipas tij, Berisha është politikani i vetëm i rangut të tij që jeton prej vitesh në një apartament modest.

“Unë nuk e di se ç’korrupsion ka bërë Sali Berisha në Amerikë apo në Britani!?  Në Shqipëri di që është politikani i vetëm i rangut të Tij që jeton prej vitesh në një apartament modest. Aq modest sa edhe analistët që paguhen për ta sharë nuk pranojnë të jetojnë.

Sali Berisha është njëri prej leaderve politikë me influencë në jetën politike në vend. Është leaderi që ka firmën e tij në anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe NATO. Është leader që siguroi atë që sot të gjithë e shijojmë, lëvizjen e lirë.

Sali Berisha është padyshim politikani e leaderi që ka krijuar një model politik i cili është i kritikueshëm dhe madje edhe i dënueshëm. 1997-ta  është periudha më e errët në karrierën e Tij, dhe qoftë dhe për kaq nuk duhej të ishte më në politikë.

Por prezenca e tij në politikë, (qeverisje ose opozitë), nuk ka lidhje as me kriminalizimin e pushtetit, as me trafikun e drogës e as me instalimin e shtetit mafioz që sundon.  Lënia e opozitës për kohë të gjatë në dorë të AliBejBashës e ngarkon me përgjegjësi, por jo me fajin e rëndë të shkërmoqjes së opozitës për një grusht parash të qelbura.

Sali Berisha ndoshta është pa të ardhme, por sot qartësisht është faktori që galvanizon një reagim opozitar të organizuar.  Nongrata ose jo, kjo ka pak rëndësi për misionin e ringritjes së një opozite për të cilën vendi ka nevojë. 

Nëse ngritja e opozitës të bën nongrata, në djall vaftë kjo e fundit (nongrata pra). Dhe po, sulmi ndaj Tij është sulm ndaj opozitës politike në këtë vend!Më mirë nongrata në vende që na lypin vizë për t’i vizituar por në mbrojtje të opozitës politike, sesa grata dhe mafioz që trafikon drogë e interesat e vendit lart e poshtë.

Dhe më në fund, hiç mos u bezdisni nga insistimi, IN-CE-NE-RA-TO-RËT janë prova e modelit mafioz që sundon vendin!

Anglia non grata Sali Berisha Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.