Shërbimet e Policisë Kufitare në Vlorë bënë të mundur lokalizimin e një anije turistike, e cila kishte 28 turistë në bord.
Pasagjerët e anijes turistike kërkuan ndihmë nga Policia e Vlorës, pasi mjeti i tyre pësoi defekt në Karaburun, përballë Gjirit të Kallogjerit, në Raguzë.
Në ndihmë të tyre u nisën 2 mjete lundrues, si dhe u njoftua dhe Reparti Special Delta, të cilët dërguan mjetin lundrues BP -10.
Me mbërritjen në vendin ku ndodheshin, u është dhënë ndihmë 28 pasagjerëve, të cilët janë transportuar nga mjeti lundrues i Rexhina Grup, i cili ndodhej pranë anijes, si dhe Mjeti Lundrues BP – 05.
Pasagjerët e anijes që pësoi defekt kanë zbritur në Portin e Vlorës dhe nuk kanë dëmtime dhe janë jashtë rrezikut për jetën.