Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Anila Hoxha: Dan Hutra është dështim total i të gjitha hallkave të drejtësisë

23:13 / March 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anila hoxha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E revoltuar në lidhje me vrasjen e trefishtë që ndodhi ditën e sotme në periferi të Tiranës dhe me ‘paralizën’ e policisë në ato momente që nuk arriti të parandalonte masakrën, gazetarja Anila Hoxha është shprehur se vrasësi ishte i përkëdhelur nga drejtësia dhe se ai është dështim totali të gjitha hallkave të drejtësisë.

Hoxha ka treguar se Hutra nuk ishte një person i panjohur nga drejtësia dhe se kjo e fundit ka dështuar në riintegrimin e tij, pasi ky ishte edhe qëllimi që qëndroi gjatë në burg.

Gazetarja ka treguar gjithashtu se lidhja mes Elenës dhe Dan Hutrës ishte bërë me anë të njerëzve të tjerë dhe se e reja nuk kishte informacion mbi të shkuarën e tij.

“Dan Hutra është një kriminel në rritje e sipër dhe nga viti në vit e ka pasuruar të shkuarën kriminale, është një dështim total i të gjitha hallkave të drejtësisë. Dështoi që të rehabilitohej e të riintegrohej që në mënyrë kur të dilte nga burgu të ishte i rehabilituar. Hutra është përkëdhelur nga drejtësia, ta nisim nga ngjarja e fundit në maj 2022 kërcënoi bashkëjetuesen, e cila ishte shtatzënë gati një muaj dhe ai nisi një dhunë jo vetëm ndaj saj por e kapërcen kufirin dhe kanos e kërcënon se do të kryente krim edhe babanë e saj. Babai i saj tregon se ai kërkonte kokë njeriu dhe se do të bënte histori për mediat botërore. Elena nuk e kishte njohur vetë personin në fjalë por me anë të njerëzve të tjerë, dëshmitare e kësaj dhune ka qenë edhe nëna e vajzës. Elena është tërhequr nga denoncimi ku thotë se marrëdhëniet janë normalizuar. Pasi bëri këtë deklaratë ajo firmosi kontratë noteriale.”- tha Hoxha.

anila hoxha Dan Hutra drejtesia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.