Aktorja e famshme, Jennifer Aniston ka folur për herë të parë për problemet e saj me fertilitetin dhe rrugën e saj sfiduese me fekondimin in vitro.
Në një intervistë të re për Allure, 53-vjeçarja tregon se u përpoq të krijonte familje disa vite më parë, por jeta kishte plane të tjera për të.
“Po përpiqesha të mbetesha shtatzënë. Ishte një rrugë sfiduese për mua. Ishte vërtet e vështirë. Unë isha duke kaluar IVF, duke pirë çajra kinezë. Po bëja gjithçka mundja. Unë do të kisha dhënë çdo gjë nëse dikush do të më thoshte: ‘Ngri vezët. Bëji vetes një nder’. Ti thjesht nuk e mendon. Dhe ja ku jam sot. Ajo mundësi tashmë ka ikur”, u shpreh ajo.
Aniston rrëfeu se nuk ishin thashethemet e shtatzënisë ato që e shqetësonin, por etiketimet si “egoiste” për t’u përqendruar në karrierën e saj.
“Njerëzit menduan se unë vetëm kujdesesha për karrierën time. Dhe se arsyeja pse burri im më la, pse u ndamë, ishte sepse nuk do t’i jepja një fëmijë. Ishte gënjeshtër absolute”, tha ajo.