Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Anketa: 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

09:24 / December 25, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5571
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emigracioni është shndërruar në një plagë që sa vjen e thellohet në shoqërinë tonë, por të dhënat e fundit nga Anketa e Posaçme për Emigracionin nga INSTAT tregoi se ka diferenca shumë të forta territoriale, që pasqyrojnë historinë e migracionit.

Në disa qarqe, migracioni shfaqet si një fenomen pothuajse strukturor i jetës familjare.

Berati është më i prekuri me rreth 70% të familjeve që kanë përjetuar emigracionin në një formë ose tjetër, duke qenë qarku me peshën më të lartë në nivel kombëtar. Në këtë zonë, një pjesë e konsiderueshme e familjeve kanë emigrantë të kthyer, çka sugjeron një cikël të plotë migrimi, ku largimi dhe rikthimi janë bërë pjesë e strategjive familjare për mbijetesë dhe përmirësim ekonomik.

Edhe Lezha dhe Vlora paraqesin nivele shumë të larta, me rreth gjysmën e familjeve të prekura nga migracioni, ku në Lezhë spikat veçanërisht prania e emigrantëve aktualë jashtë vendit.

Në qarqe të tjera si Elbasani, Fieri, Durrësi dhe Korça, migracioni mbetet gjithashtu i përhapur, me rreth 35–40% të familjeve të përfshira. Në këto zona, raporti mes emigrantëve jashtë dhe atyre të kthyer është më i balancuar, duke reflektuar një kombinim të migrimit të vazhdueshëm dhe rikthimeve graduale, shpesh të lidhura me moshën, investimet në banesa apo hapjen e aktiviteteve të vogla ekonomike.

Në anën tjetër të spektrit qëndrojnë qarqe si Gjirokastra dhe Kukësi, ku përqindja e familjeve me përvojë emigrimi është dukshëm më e ulët krahasuar me zonat e tjera. Në Gjirokastër, migracioni shfaqet në nivele modeste, ndërsa në Kukës vihet re se pesha kryesore mbetet te emigrantët aktualë jashtë vendit, me më pak raste rikthimi, çka sugjeron një migrim më të zgjatur dhe më pak ciklik.

Tirana dhe Shkodra përfaqësojnë një profil disi të ndryshëm. Në Tiranë, megjithëse emigracioni është i pranishëm, përqindja e familjeve të prekura është më e ulët se në shumë qarqe të tjera, gjë që lidhet me rolin e kryeqytetit si qendër ekonomike dhe magnet për migrim të brendshëm. Në Shkodër, ndërkohë, pesha e emigrantëve jashtë vendit mbetet e ndjeshme, duke reflektuar traditën e gjatë të emigrimit ndërkombëtar nga kjo zonë.

Në disa qarqe emigracioni është bërë një komponent i qëndrueshëm i strukturës familjare dhe ekonomike, ndërsa në të tjera mbetet më i kufizuar ose më i orientuar drejt largimit afatgjatë pa rikthim.

Këto dallime territoriale kanë pasoja të drejtpërdrejta për tregun e punës, zhvillimin lokal dhe politikat publike, veçanërisht në lidhje me kthimin e emigrantëve dhe shfrytëzimin e kapitalit njerëzor që ata sjellin me vete./monitor.al

anketa berati EMIGRACIONI Familjeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

12:25 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.