Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ankimi i PD për qarkun e Kukësit, vendimi merret ditën e nesërme

21:30 / June 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kqz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, në seancën e sotme për ankimin e Partisë Demokratike për qarkun Kukës, shprehet se do të marrë vendimin ditën e nesërme.

Seanca vendimmarrëse do të mbahet në orën 09:50. Demokratët kanë bërë ankimim për këtë qark, pasi nuk pranojnë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ndaj dhe kërkojnë përsëritjen e tyre.

Por kërkesa nuk ka pasur vetëm për qarkun Kukës. Seanca shqyrtuese për qarkun e Shkodrës do të mbahet ditën e hënë, më 9 qershor, ora 10:30. Ndërsa për qarkun e Lezhës, seanca është shtyrë për ditën enjte, me datë 05.06.2025, në orën 15:00. Sakaq, më 10 qershor, ora 10:30, do të shqyrtohet kërkesa e demokratëve ndaj qarkut Berat.

Teksa PD-ja nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, disa kandidatë kanë kërkuar rinumërimin e votave, përfshirë Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja. Berisha shprehet se e mbështet në kërkesën e tyre, por fillimisht duhet që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet e 11 majit, për të vijuar më pas me ankesat e demokratëve. Sipas tij, mbështetja ndaj kandidatëve që kanë kërkuar rinumërimin do të vijë duke respektuar platformën e përcaktuar nga Partia Demokratike, në përputhje me ligjin elektoral.

Kujtojmë se 229 kuti të materialeve zgjedhore në rang vendi, ku në procesverbal nuk është shënuar numri i fletëve të votimit të papërdorura më 11 maj, do të rihapen. Kutitë do të hapen në Vaqarr, në magazinat e KQZ-së, dhe forcat politike mund të kenë vëzhguesit e tyre për të ndjekur të gjithë numërimin e fletëve të papërdorura.

ankimi Kukes PD qarku vendim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.