Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ankimimi për rezultatin në Shkodër, PD kërkon përjashtimin e Ilir Rusmailit nga KAS: Është në kushte njëanshmërie

15:20 / June 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 06 02 145352
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesi ligjor i PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Marash Logu, paraqiti sot një kërkesë drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ku kërkon përjashtimin e anëtarit të KAS Ilirjan Rusmali, ndërsa po shqyrtohet ankimimi i bërë për rezultatin zgjedhor në Shkodër. Në kërkesën e PD-së theksohet se prania e Ilirjan Rusmalit nuk garanton një proces të rregullt ligjor për palën ankuese, në drejtim të garantimit të parimit të paanshmërisë.

Sipas PD-së “ky anëtar, për shkak të funksionit zyrtar që mban pranë presidentit të republikës, si dhe vendimmarrjeve të ndërmjetme me ankimet tona të mëparshme, ashtu edhe fjalëve dhe shprehjeve që ka përdorur në raport me përfaqësuesin ligjor të ankuesit, vlerësojmë se është në kushte njëanshmërie dhe si i tillë duhet të përjashtohet nga shqyrtimi i kërkesës ankimore, objekt shqyrtimi në procedurë administrative”.

Nënvizohet se Ilirjan Rusmali, ushtron edhe detyrën e këshilltarit ligjor të Presidentit të Republikës, Barjam Begaj. PD shton se ”edhe grupi parlamentar i PD i është drejtuar me një shkresë Presidentit të Republikës, duke i kërkuar mosndërhyrjen e Institucionit të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor dhe ruajtjen e neutralitetit politik të institucionit”.

Në tjetër pikë që prek PD thekson është edhe sjellja e Rusmalit. ”Anëtari Rusmali, në pamundësi për të kontrolluar shpërthimet emocionale dhe bindjet e tij të brendshme ndaj palës ankuese, Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj, degradon në sharje dhe ofendime personale ndaj përfaqësuesve ligjor të subjektit zgjedhor “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore””, thuhet në kërkesën e PD-së.

Sipas PD-së ”në kushtet kur anëtari i KAS, Ilirjan Rusmali, për shkak të funksionit të tij zyrtar si këshilltar ligjor i Presidentit të Republikës, veprimeve, sjelljeve dhe vendimmarrjeve të tij në cilësinë e anëtarit të KAS-it haptazi kundër palës ankuese, subjektit zgjedhor “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, dhe përfaqësuesve të saj ligjor, ka krijuar arsye serioze për njëanshmëri”’.

11 maj KAS zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.