Barcelona vazhdon të mos ketë në dispozicion shërbimet e Lionel Messit në këtë fillim sezoni, por më mirë kështu, pasi po zbulojnë një super lojtar për të ardhmen.
Po flasim për Ansu Fati, i cili shënoi vetëm pas dy minutash lojë, pas një topi të ardhur nga krahu i djathtë. Por ai nuk u ndal me kaq, pasi disa minuta më pas dha një super asist për shokun e tij, De Jong.
Bëhet fjalë për një futbollist që është vetëm 16 vjeç e 318 ditë, duke u bërë futbollisti i parë që shënon dhe asiston brenda një ndeshje në një moshë kaq të re.