Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Antibiotikët po humbin efektin? Shkencëtarët kanë një tjetër mendim

19:56 / February 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
antibiotike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aftësia e baktereve, viruseve, parazitëve për t’i rezistuar mjekimeve është futur në listën e 10 rreziqeve kryesore të shëndetit publik për 2019 nga OBSH. Por kjo rezistencë antimikrobike, që duket se po na kthen prapa në kohë, pikërisht atëherë kur sëmundje të caktuara nuk mund të trajtoheshin, shihet ende me shpresë nga shkenca.

Kjo shpjegohet në një artikull në revistën New Scientist, ku flitet pikërisht për progreset që tani po bëhen të dukshme në këtë luftë. Aktualisht në botë janë 56 antibiotikë të rinj që sapo kanë kaluar fazën e testimit mbi kafshët dhe tani do nisin ajo klinike mbi njeriun.

Ndërkohë që janë edhe 98 të tjerë, që po nisin tani fazën e testimit mbi kafshët dhe 2/3 e këtyre veprojnë në mënyrë të re, ndryshe nga antibiotikët e sotëm. Kjo fushë ka njohur vështirësi të mëdha dhe në mbarë globin në 2018 numëroheshin vetëm 800 qendra të kërkimeve mbi antibiotikët, të cilat kanë pësuar një rrudhje të ndjeshme pavarësisht kërkesës së lartë për të krijuar një klasë të re antibiotikësh që të luftojë superbakteret.

Sipas të dhënave, në dhjetë vjeçarët e fundit, nuk është zbuluar asnjë klasë e re antibiotikësh. Të gjithë ata që janë aktualisht në treg janë krijuar 30 vjet më parë dhe janë thjesht variacione të produkteve medicinal të viteve 80.

antibiotikë humbim mendim shkencetare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.