Një vendim befasues ka marrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Turqi. Pas ankesave të partisë së Presidentit Erdogan u vendos që zgjedhjet të anulohet për qytetin e Stambollit.
Ky vendim ka tronditur edhe opozitën e cila doli me sukses në zgjedhjet vendore duke fituar Stambollin, Ankaranë, Izmirin dhe Antalian.
Ndërkaq ky vendim befasues ka ndikuar edhe te dollari i cili është rritur menjëherë kundrejt lirës duke u këmbyer 1 dollar me 6.15 lira.
Pritet një reagim i ashpër nga opozita e cila mbron rezultatin dhe i ka quajtur të pakuptimta ankesat e partisë së Erdoganit.