Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri, ka qenë sot e ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin.
Ajo ka treguar se një nga kujtimet më të dashura për të dhe që e ruan me shumë kujdes është kapela e cila ka mbajtur në kokë në xhirimet e videoklipit të saj të parë ‘Ishe mbret’. “ E ruaj sepse është kënga që më bëri të famshme, është një këngë që akoma pëlqehet dhe kërkohet nga publiku. E mbaj si kujtim”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera ajo ka folur edhe për karrierën dhe jeten e saj private. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Peristeri solli një projekt të rri muzikor në bashkëpunim me këngëtarin, Mateus Frroku, me titull ‘Muza ime’.