Gjykata e Apelit të Durrësit ka vendosur ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer drejt Turqisë.
Faruk Ozer i arratisur prej muajit prill të vitit 2021 akuzohet në Turqi se në bashkëpunim me persona të tjerë ngriti një skemë mashtrimi nëpërmjet krijimit dhe shitjes së monedhave virtuale përmes kompanisë që vetë ai themeloi duke mashtruar rreth 400 mijë persona që investuan në platformën e tij, tashmë të mbyllur.
Gjykata e Elbasanit vendosi më 17 nëntor ekstradimin e Ozer. Vendimi nuk u pranua dhe u apelua në Gjykatën e Apelit në Durrës. Pasi seancat u shtynë disa herë, së fundmi është marrë vendimi që Faruk Ozer të ekstradohet dhe t’i bëhet gjyqi atje për mashtrimin me vlerë 2 miliardë dollarë.