Avokati Saimir Visha i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se reforma në drejtësi duhet patjetër për një vend si Shqipëria ku burgjet janë mbushur me të pafajshëm
Saimir Visha u shpreh se: “Patëm një boshllëk. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë që ishin piramida ose pushteti gjyqësor të gjithë vendimet që vinin nga Shkalla e parë dhe e dytë i shkatërroi. Kjo do të thotë se kishim një drejtësi që asnjë vend i botës nuk do ta konceptonte dot ku një gjykatës i lartë dhe kushtetues arrinte të gjykonte në themel duke e paguar vendin e punës. Kemi 6 mijë veta në burg, kemi shumë të pafajshëm. Kemi pasuri ose prona që me dy dëshmitarë ka kaluar tek personi që nuk e ka pasur kurrë ëndërr pronën. Vetëm se ka qenë i veshur me pushtet politik dhe këtë e ka bërë gjykatësi shqiptar”..