Apeli i GJKKO, në seancën e kësaj të mërkure ka lënë në fuqi vendimin e marrë në datën 2 qershor të këtij viti, ku ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi u dënua me 2 vite burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës së tij. Si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Gëllçit reduktohet në 1 vit dhe 4 muaj heqje lirie. Vendimi i lënë në fuqi nga GJKKO lë në burg edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci të cilët u dënuan me nga 1 vit burg secili. Vuajtja e dënimit ndaj të pandehurve nis që nga data e arrestimit të tyre, pra nga 8 tetori i vitit 2021.
Postime te ngjashme
Add A Comment
