Edhe këtë të shtunë disa zyra të aplikimit për kartë identiteti do të qëndrojnë të hapura.
Ministria e Brendshme njofton se ka fluks për aplikime e për pasojë zyrat do të jenë hapur në Tiranë e disa qytete të tjera.
“Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, ka urdhëruar hapjen e zyrave të aplikimit për Tiranën dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit, të shtunën, datë 9 Shkurt”- njofton MB.
Në kuadër të masave që janë marrë për përballimin e fluksit, sot, përveç Tiranës, do të jenë funksionale zyrat e aplikimit në qytetet: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër, Kamëz dhe Vlorë.