Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Aplikohet për herë të parë neni 293, nën hetim dy persona që parkuan makinën dysh në Tiranë

15:27 / July 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1753101593 Screenshot24
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka nisur zbatimi i procedimeve penale për shoferët që parkojnë automjetet dysh, duke u bërë pengesë për qarkullimin. Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës njofton se dy persona janë vënë nën hetim për parkim dysh të automjetit.

Ata janë F.B 20-vjeç dhe D.D 35-vjeç, pasi me parkimin e gabuar të automjeteve të tyre, kishin penguar lëvizjen e makinave. Kjo është hera e parë që aplikohet nen 293 i Kodit Penal, që ka të bëjë me veprën “pengim dhe ndalim i qarkullimit rrugor”.

Kryepolici Ilir Proda paralajmëroi gjithë drejtuesit e mjeteve se kushdo që parkon makinën dysh duke penguar qarkullimin, nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” administrative, por do të trajtohet si vepër penale bazuar në nenin 293, që parashikon dënim me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet

Njoftimi i plotë

Vijojnë kontrollet kundër parkimeve të gabuara që pengojnë lëvizjen në kryeqytet. Në këtë kuadër janë proceduar penalisht 2 shtetasit F. B., 20 vjeç dhe D. D., 35 vjeç, pasi me automjetet e parkuara në mënyrë të gabuar kishin penguar lëvizjen. Dy automjetet e tyre janë tërhequr me mjet ngritës. Po kryhet monitorim intensiv i akseve rrugore, për të konstatuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës si rrjedhojë:

Gjatë kësaj jave:

45 automjete të bllokuara;

25 shtetas të arrestuar/të proceduar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për ndërgjegjësim të drejtuesve të automjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin parkimet e gabuara ?? dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të mjetit, për të mos u kthyer në burim rreziku për veten dhe të tjerët.

Kontrollet intensive do të vijojnë çdo ditë dhe në çdo segment rrugor të Tiranës, me fokus të veçantë te parandalimi i sjelljeve që dëmtojnë sigurinë dhe rrjedhshmërinë e qarkullimit, si dhe te parkimet e gabuara që bllokojnë rrugët apo korsitë.

Është aplikuar neni 293 i Kodit Penal “Pengimi dhe ndalimi i qarkullimit rrugor” nga mjete të cilat parkohen dyshe në stacionet e autobuzve dhe korsite e dedikuara.Gjithashtu aplikohet edhe neni 156,157 i Kodit Rrugor.

parkuan makinën dysh Policia e shtetit Tiranë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.