Apolonia u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve anti-Skënderbeu ditën e djeshme dhe të gjithë kanë besim se skuadra do të marrë 3 pikët në sfidën shtëpiake me korçarët. Apolonia në këto gjashtë javë ka vetëm dy pikë, ndërsa ende nuk e ka provuar shijen e fitores…
Fierakët nuk kanë vetëm Krasniqin e dëmtuar si dhe mbrojtësin Dudaj që pas dëmtimit të rëndë duhet që të rikuperohet sërish. Të tjerët janë në dispozicion të trajnerit Nikolin Çoçlli, që në staf në ndeshjen me Kukësin ka pasur edhe drejtorin e Akademisë Borova, si dhe specialistin fierak Laze Haxhiaj.
Me sa duket, në Fier tashmë kanë nisur që të bëjnë llogari dhe duan që të fitojnë patjetër ndaj korçarëve, pasi ndryshe u komplikojnë llogaritë për mbijetesën. Apolonia ka investuar shumë gjatë verës, madje ka afruar lojtarë vendas por edhe ballkanas dhe ganezët për të cilët pritshëmritë janë të mëdha, por që duket se skuadra nuk ka pasur pritshëmritë, edhe për faktin se është goditur edhe nga gjykimet siç ka ndodhur ndeshjen e kaluar me Kukësin…