Apolonia mbetet parku më i vizituar. Gjatë janar-prill 2022, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit Butrint ka vijuar punën për krijimin e kushteve në pritjen e vizitorëve vendas dhe të huaj. Njëkohësisht veprimtaria e këtij institucioni është përqendruar dhe në mirëmbajtjen, pastrimin dhe monitorimin e monumenteve.
Kryesisht gjatë kësaj periudhe janë realizuar 3 veprimtari në zërin: Ruajtja dhe mirëmbajtja e monumenteve të kulturës. Përsa u përket aktiviteteve mbi ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore janë realizuar 3 të tillë” nënvizon Ministria.
Ndërkohë Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Arkeologjik Apoloni-Bylis që është institucioni i cili administron dy parqet arkeologjike Apoloni dhe Bylis ka raportuar se këto dy parqe arkeologjikë janë vizituar nga 6,398 vizitorë, përkatësisht nga 5,473 vizitorë Apollonia dhe 925 Bylisi.
I njëjti dokument rendit edhe vizitat në muze ku kryesimin për nga numri i vizitorëve e kanë Muzetë Kombëtarë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Etnografik, Krujë ndjekur nga Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, Muzeu i Artit Mesjetar, Arsimit dhe Arkeologjik, Korçë dhe Marubi në Shkodër.