Apolonia është duke u përgatitur për sfidat e mbetura, ndërkohë që kjo fundjavë u ka rezervuar pushim fierakëve të cilët thuajse e kanë siguruar mbijetesën, ndonëse jo matematikisht pasi u duhen 3 pikë në ndeshjet e radhës. Ardhja e trajnerit Gentin Stojku duket se ka sjellë një klimë optimiste në fier, ndërsa në javët e fundit duket sikur ka edhe zbulime lojtarësh.
Administratori Olsi Bregu i kontaktuar nga “Vipsport”, thekson se skuadra është në rrugë të mbarë, ndërsa në klub dhe skuadër ka një klimë optimiste dhe ndeshjet e mbetura do të jenë edhe njw provë për lojtarët aktuale, ashtu sikundër edhe një shans për të rinj e Akademisë “Apolonia” për të treguar vlerat e tyre.
Te Apolonia bie në sy forma e mirë e serbit Vladislavjeviç në këto javë, madje duke spikatur edhe shënues, pa harruare dhe të riun Marjo Gjata. Por, drejtuesit klubit bardhejeshil kanë në plane që në katër ndeshjet e fundit të fazës së tretë të kenë prioritete dhe disa lojtarë që po spikatin në ekipit U-17 dhe U-19 që janë në rrugë të mbarë drejt ngjitjes në Superiore këtë sezon.