Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, teksa komentoi operacionin policor të koduar “Tempulli”, ku u arrestuan 233 persona në disa qarqe të vendit, i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të godasin “kokat” që e sjellin lëndën narkotike në Shqipëri.
“Në janar ose shkurt do të hyjë në fuqi amnistia dhe do të dalin që të gjithë të arrestuarit. Si ka mundësi që policia nuk i di linjat kryesore se nga futen, jo kanabis, as ato sintetiket por kokaina dhe heroina. Mos duhet t’ja përmend unë dhe kolegët e mi me emra që na i thotë Interpoli dhe Europoli. Nëse duam të luftojmë krimin e organizuar ‘Ujku i Cërrikut’ nuk është një pjesëtar i krimit të organizuar, ai është një shpërndarës”, tha Ervin Karamuço.
Eksperti tregoi mes të tjerash se sasia e drogave të forta në vend është aq e lartë sa çmimi për kokainën dhe heroinën ka rënë.
“Prezenca e kokainës dhe heroinës është aq e lartë sa ka rënë çmimi. A mund të më thotë dikush çfarë suksesi është ky?”- u shpreh Karamuço në emisionin “Top Talk”.