Arabia Saudite nuk ndalet. Po blen edhe yllin botëror Nejmar nga PSG e famshme. Qindra milionë dollarë kanë hedhur sheikët e naftës për ta kthyer Arabinë në kryeqendër të futbollit botëror.
Nejmar Jr është nga emrat e përfolur këtë merkato vere, me yllin brazilian që i komunikoi PSG-së se dëshira e tij ishte për t’u larguar. Në garë për të ishin shumë klube, por duket se vetëm një ia ka dalë me sukses që të bindë 31-vjeçarin dhe nuk është Barcelona.
Nejmar ka pranuar një ofertë të bujshme nga Arabia Saudite për t’u bashkuar me skuadrën e Al-Hilal. Akordi mes klubit dhe lojtarit është drejt fundit, teksa tashmë pritet veç përgjigja e PSG-së, që gjithashtu nuk do ta mbajë më në skuadër brazilianin. Arabia Saudite po lobon që të fitojë të drejtën nga FIFA për një kampionat botëror që të zhvillohet në vendin e saj.