Balina Bodinaku ka komentuar deklaratën e Arbana Osmanit në “Post Big Brother Vip”, e cila tha se në edicionin e shkuar ka pasur edhe opinionistë që kanë qenë fansa të banorëve, duke iu referuar komenteve të saj ndaj Donaldit.
E ftuar në emisionin “N’kafe”, Balina u shpreh: “Çdo me thënë të jesh fanse kur në studio gjithmonë thuhej që opinionistët kanë një mendim të tyre dhe nuk janë gjyqtar”
Më pas, u pyet nëse Arbana e ka ftuar apo jo në dasmë. Balina u shpreh se nuk priste një ftesë.
“Jo dhe nuk e prisja një ftesë sepse nuk kemi pasur atë marrëdhënie aq të ngushtë, por i uroj më të mirat. Uroj që dasma të shkojë ashtu si ajo e ka ëndërruar”.