Arbana Osmani, përveç talentit që e ka bërë ndër emrat më të mirë në fushën e moderimit, ka edhe një tjetër pasion, gatimin. Në vitin 2013, ajo publikoi librin e saj të kuzhinës, “Receta për njerëzit që dua”. Ndonëse e angazhuar në punë, ajo nuk e lë pas gatimin. Dhe herë pas here na e tregon me anë të postimeve në instagram.
Ditën e sotme, Arbana ka vendosur ta kalojë në shtëpi. E diela i takon familjes, por drekën sot në shtëpinë e saj e ka përgatitur vëllai. Shef Shpati siç e quan ajo. Nëpërmjet postimit në instagram, si njerëz kureshtarë që jemi, vëzhguam pak rreth e rrotull këndin e preferuar të Arbanës në shtëpi.
Një ambient i thjeshtë, me hapësirë të madhe, komode ku mbizotëron e bardha, kjo është kuzhina e Arbanës.