Në godinën e Piramidës së Tiranës, tashmë të rikonstruktuar, Arbana Osmani do të drejtojë një restorant ku do të gatuhen brumra, ëmbëlsira, pasta të freskëta dhe produkte të tjera. Nuk do të mungojë as shërbimi katering.
Biznesi i prezantueses së njohur do të zhvillojë aktivitetin në katin e parë të godinës.
Në maj të këtij viti, Bashkia e Tiranës dhe Fondi Amerikano Shqiptar i Zhvillimit shpallën thirrjen për kompanitë që janë të interesuara të marrin me qira ambiente te Piramida e Tiranës. Mesa duket prezantuesja nuk ka ngurruar për të provuar edhe fatin e saj në një biznes privat.
Dihet nga të gjithë që Osmani ka botuar libra kuzhine dhe herë pas here publikon në rrjetet sociale receta të ndryshme.