Jemi mësuar që moderatoren shqiptare shumë të pëlqyer nga publiku ta shohim bjonde.
Por duket se Arbana Osmani ka hequr dorë e të qenit bjonde dhe është kthyer në brune, duke bërë kështu një ndryshim drastik.
Ashtu si gjithmonë Arbana shfaqet e qeshur duke udhëtuar me makinë së bashku me shoqen e saj më të ngushtë moderatoren Xhemi Shehu, ndërkohë që bien në sy flokët e saj të zeza.
Edhe pse me një ndryshim drastik, ia vlen të themi se moderatorja duket shumë e ëmbël.