Moderatorja Arbana Osmani zbuloi se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë brenda këtij viti.
Teksa ishte e ftuar këtë të premte në “Wake up”, Osmani tregoi se konkurrentët e këtij edicioni do të jenë edhe më të njohur sesa emrat e vitit të kaluar.
“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”, tha Arbana.