Kryeministri Edi Rama bën të ditur bën të ditur se situata e krijuar pas tërmetit lindi nevojën e një ministrie posaçërisht për rindërtimit, e në krye të saj do të jetë Arben Ahmetaj.
Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se: Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit.
