Kuvendi miratoi këtë të mërkurë me 95 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim ngritjen e Ministrisë së Rindërtimit.
Kjo ministri do të merret me menaxhimin dhe punën për ringritjen e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Me 97 votas pro, u miratua emërimi i Arben Ahmetajt si ministër për Rindërtimin.
Gjithashtu, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama u vendos zgjatja e e gjendjes së fatkeqësisë deri në fund të muajit Mars.
Kjo u miratua me 92 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim.