Ndonëse kanë pasur akuza dhe kundër akuzave prej dy kampeve politike që përfaqësojnë, ish-ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi ka pasur një takim të përzemërt me ish-deputetin demokrat, Arben Ristani.
Ndoshta një event bamirësie, si koncerti i zhvilluar në mbështetje të grave me kancer gjiri, ka zbutur “inatin” e tyre dhe mund të jetë vendi i duhur për një përshëndetje të tillë.
Në koncertin e bamirësisë ku interpretoi edhe sopranoja e famshme Ermonela Jaho, njëkohësisht ambasadore e YWCA në kauzën e “Fjongos Rozë”, morën pjesë shumë personazhe të njohur të fushës së artit dhe politikës shqiptare.
Të gjitha fitimet e koncertit, që u zhvillua salla e Katedrales Ortodokse në kryeqytet, do të shkojnë për organizatën YWCA për të mbështetur gratë me kancer gjiri.