Prej muajsh tashmë nuk e kanë më të fshehtë lidhjen e tyre, pavarësisht se postimet me dedikime ndaj njëri-tjetrit i nisën këtë vit. Flasim për Arbenitën dhe reperin Fero.
Ajo ka postuar një foto të ëmbël me Feron, ku ai i jep një puthje në ballë. Aktualisht modelja është në Angli, por bën të ditur se shoqërohet nga reperi.
Por një nga fansat ka një pyetje për Arbenitën: Si ndihesh që Fero i ka vetullat më të mira se të tuat. Dhe nuk vonon përgjigja e modeles: “Haha xheloze”. Aktualisht ata jetojnë njëri në Kosovë dhe Arbenita në Angli ku ka projekte modelingu.