Arbër Hajdari vijon të thumbojë Kiarën, Efin dhe Ronaldon, tre personazhet që u rikthyen sërish në “Big Brother Vip” dhe që njihen si mbështetës të flakët të Luzit, sidomos pasi dolën nga shtëpia.
Teksa u pyet të shtunën për dinamikën që mund të sjellin banorët e rikthyer në BBV, Arbëri tha me ironi që mos të harrojnë freskuesen me vete, t’i bëjnë fresk Luizit pasi s’ka asgjë ndryshe që mund të sjellin.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale duket se Arbëri nuk tërheq asnjë nga fjalët e thëna, nisur edhe nga zhvillimet e fundit brenda në shtëpi, duke u shprehur se: “Shkodranët e kanë një shprehje të bukur: “Të hift vedja n’qef”.
Kujtojmë se Kiara dhe Efi po komentohen në masë nga ndjekësit dhe personazhet publikë për arrogancën që po përcjellin pas rikthimit në shtëpi.