Opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku janë futur në ”Big Brother Albania Vip 4”, për të sfiduar banorët. Sfida e mos reagimeve ka vijuar gjatë Prime-t, ku opinionistët u futën brenda në shtëpi.
Ata nuk kanë reaguar, duke i qëndruar besnikë lojës së tyre. Megjithëse dyshja kanë folur me ta, sërish nuk kanë marrë asnjë reagim.
”Banorë siç e shihni sfida e mosreagimeve vijon ende. Neda dhe Arbri më janë larguar nga studioja sot. Banorë me mua mund të reagoni. Vëllai i Madh më thotë se Neda dhe Arbri do të qëndrojnë aty ende”, tha Ledion Liço.