Prokuroria i ka kërkuar kreut të KED-së, Ardian Dvorani që të paraqitet nesër në orën 10:00 në organin e akuzës së Tiranës pas kallëzimit të Presidentit kundër tij. Thirrja i është drejtuar nga prokurori Alket Mersini. Ndërkohë që sot ishte Ilir Meta që ngjiti shkallët e prokurorisë së Tiranës. Në pyetje pritet që të merren edhe disa nga anëtarët e KED-së.
Ndërkohë mesditën e sotme për rreth një orë presidenti Ilir Meta është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës lidhur me padinë ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Në një dalje për mediat Meta u shpreh se shpreson që prokuroria do të bëjë punën e vet për hetimin e Ardian Dvoranit pa u ndikuar nga presionet politike, duke e quajtur atë një rast tmerrësisht flagrant