Trajneri i ekipit të Pogradecit, Ardian Mema ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës liqenore. Vendimi i Memës erdhi pas situatës së vështirë që po kalon ekipi, i cili ka pësuar një sërë humbjesh radhazi. Humbja ndaj Skënderbeut dhe më pas me Luftëtarin vetëm një ditë më parë, duket se kanë qenë ndeshjet vendimtare që e shtynë trajnerin drejt këtij vendimi. Pas një mbledhjeje disa orëshe me drejtuesit e klubit, Mema ka paraqitur dorëheqjen e tij, e cila është pranuar.
Postime te ngjashme
Add A Comment
