Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ardit Bido: Në Delvinë PD nuk merr më shumë se 3 mandate

18:46 / April 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ardit bido 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka vijuar t’u përgjigjet sulmeve të ardhura nga PD për zyrën e PS në Delvinë.

Kandidatja për deputet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa publikoi një dokument ku KQZ i kërkon PS-së që të largojë zyrën elektorale të saj të vendosur pranë KZAZ-së në qytetin e Delvinës. Përmes një postimi në rrjetet sociale Bido thotë se zyra nuk është mbyllur, por thjesht u hoqën disa logo të PS nga zyra që do të vendosen diku tjetër. 

Ai deklaroi se PD i bënë këto sulme pasi është e frikësuar, pasi në këtë qytet nuk merr as 3 mandate.

‘Bllof pas bllofi, doktor, po mbyll vetëm derën tënde. O doktor, u përpoqe sot të na jepje një shfaqje tjetër me regji të lodhur. Përsëri doli Ina, jo se kishte dëshirë të fliste, por sepse ti nuk del më vetë. Dikush duhej të shpallte “fitoren e madhe”, triumfin që u hoqën disa logo nga një derë! U hoqën logot tona nga zyra, por së shpejti do të hiqen edhe tuajat.

E dimë të gjithë që në qytete të vogla nuk ka treqind metra bosh për të vendosur zyra elektorale. Por ankesa erdhi vetëm për Delvinën! Asnjë fjalë për Peqinin, Cërrikun, Koplikun, Tropojën… Doktor, të gjitha këto qytete i le rehat. Vetëm këtu bërtite. Si gjithmonë, kur ke frikë nga ajo që po vjen.  E vërteta është se doktori doli bllof, sepse nuk mbylli zyrën time, por zyrën e vet. Thjesht hoqi disa logo nga zyra ime, që do të vendosen diku tjetër. Inën mund ta nxjerrësh sa herë të duash, se lufton për mandatin e saj.

Por në këtë qytet, PD nuk merr më shumë se tri mandate. Këtu janë trojanët dhe këtë herë, do të zgjedhin njërin prej tyre. Është koha që Delvina të zgjedhë një zë të vetin që flet troç. Dhe këtë herë, ai zë do të dëgjohet. Në Parlament. Drejt e në sy. Mirupafshim, doktor! Nuk do të jetë e lehtë. Por do të jetë e drejtë’, shkruan ai. 

Ardit Bido delvine mandate PD selia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.