Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Argita Malltezi zgjidhja për PD-në? Gjekmarkaj: Kundër trashëgimisë politike, histori klikimesh

08:55 / January 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1706563628xscreenshot 3 134
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

PD vijon të mbetet në udhëkryq, dhe Sali Berisha në “arrest shtëpie”. Agron Gjekmarkaj thotë se nuk ka ambicie për të drejtuar PD-në, ndërsa tha se ka shumë figura të tjera brenda opozitës me karizmin dhe përgatitjet e duhura për ta bashkuar opozitën dhe për ta nxjerrë nga kjo situatë.

“Berisha po përballet me një proces gjyqësor ku ka shumë konotacione politike. Tani është çështje e largpamësisë së tij sesi do të sillet në raport me demokratët dhe Partinë Demokratike. Unë mendoj se Partia Demokratike ka potenciale lidershipi, qoftë te një njeri që vjen nga provincat apo ata që janë në qendër, njerëz të profesionit apo intelektualë. Nuk ka mbetur Shqipëria pa njerëz që i dalin për zot opozitës apo të djathtës. Loja e emrave nuk na çon askund.

Sa i përket përmendjes së emrit të Argita Malltezit, mendoj se edhe kjo është një histori tjetër klikimesh. Në filmin “Hije që mbeten pas” i kërkohet djalit të dënojë të atin. Fakti që zonja Malltezi mbron të atit, mua më duket gjëja më njerëzore në botë dhe mendoj se bën gjënë e duhur që është në krah të të atit

Gjithsesi, unë jam kundër trashëgimisë politike. Ajo vërtet mund të hyjë në garë dhe ta fitojë atë garë sepse ka mbiemrin Berisha, por nga pikëpamja etike nuk do të ishte gjëja e duhur për PD-në”, tha Gjekmarkaj.

Argita Malltezi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.