Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Argita në krye të PD-së? Kokalari: Ti ke qenë qafa që drejtonte kokën e korrupsionit në atë parti

20:53 / May 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evi kokalari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Evi Kokalari i ka dhënë një përgjigje ambicieve të Argita Malltezit për të qenë në krye të Rithemelimit, si pasardhëse e të atit të saj në arresti shtëpie, Sali Berishës.

Kokalari i kujton Malltezit korrupsionin e familjes së saj, duke përfshirë ish-kryeministrin dhe duke ia bërë të qartë se e vetmja arsye që Malltezi kërkon kreun e Rithemelimit është për të mbrojtur aferat korruptive të së shkuarës.

‘Jo e dashur Argita Malltezi Berisha, ti nuk mund ta trashëgosh PD, sepse PD-ja nuk është pronë e familjes tënde, dhe nuk ke as pastërtinë dhe as kapacitetin për t’u bërë lidere e opozitës.

Babait tënd më shumë dashuri i dhamë ndihmë maksimale, dhe vetëm një kusht kishte – një PD konservatore, dhe jo vetëm në emër, me të cilën abuzuat. Premtoi një ndryshim rrënjësor por na tërhoqët të gjithëve zvarrë për pazaret e radhës.

Kështu që, një kthim i yti, do të më kthej dhe mua, vetëm që të ekspozoj me fakte që ti ke qenë qafa që drejtonte kokën e korrupsionit në atë parti. Dhe të mos harrojmë, ti je non-grata të paktën në Amerikë. 

Nënkuptoje si të të vi për mbarë, por për sa kohë që nuk kuptoni që ka ardhur koha të dilni familjarisht nga politika dhe të lini atë vend të marrë frymë, do na detyroni të marrim hapa shumë më agresive kundrejt ju të gjithëve.

Familja Berisha dhe ajo e Ilir Metës, duhet të dalë urgjentisht nga politika dhe opozita të ri-organizohet dhe të merret me Edi Ramën. 
E vetmja arsye që doni pushtet është të mbroni veten dhe bisneset korruptive. Asnjë njeri që i futet politikës me qëllim përmirësimin e standardit për qytetarin, nuk e mban peng demokracinë e një vendi për 33 vjet, shkruan Kokalari në Facebook.

Argita Malltezi Evi Kokalari PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.