Lajmi se Eneda Tarifa dhe bashkëshorti i saj Erjon Zaloshnja do ti jepnin fund martesës pas 18-vitesh bashkë u duk pak e pabesueshme. U bën gati dy vite që nga ndarja e tyre, por ata të dy nuk kanë arsye përse të mbajnë inat, përkundrazi takohen shpesh me njëri-tjetrin dhe kjo për shkak të vajzës së tyre.
Ata kanë një vajzë të quajtur Aria e cila këtë vit filloi klasën e parë. Në ditën e parë të shkollës për ta shoqëruar Arian ishte edhe mami edhe babi i vogëlushes, të cilët kanë bërë edhe foto së bashku me të bijën.
Madje duket se këngëtarja ka raporte shumë të mira edhe me ish-kunatën e saj, hallën e Arias, pasi edhe ajo ishte në ditën e parë të shkollës për të shoqëruar mbesën dhe kanë shkrepur një foto të gjithë bashkë.