Gazetari Arian Çani në çështjen e dënimit të ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla është gjithçka personale.
“Llalla të mos e kruante me ambasadoren e SHBA dhe të mos thoshte ato që tha, sot nuk do kishte asnjë problem”, tha Çani.
“Ne duhet të jemi më me këmbë në tokë, nuk duhet të flasim vetëm për fenomenin, por edhe për personin. Sepse fenomeni kuptohet përmes një shembulli. Ne na mungojnë shumë detaje në tavolinë për të bërë një analizë të qartë. Unë mendoj se duhet të kemi pak më shumë respekt për hajdutët sepse nuk është zanat ka që thjeshtë, ata vuajnë shumë, lodhen shumë dhe është shumë e thjeshtë që ne nga një foltore të bëjmë moralistin. Të gjithë hajdutët në burg s’do të thotë asgjë. Unë kam thënë që para 4 vitesh që nuk besoj tek Reforma në Drejtësi, nuk kam pasur pritshmëri. Thelbi i kësaj historie është gjithçka personale dhe pastaj të tjerët duan ti veshin një gjë parimore. Gjithçka është personale, sikur Llalla të mos e kruante me ambasadoren e SHBA dhe të mos thoshte ato që tha, Llalla sot nuk do kishte asnjë problem. Llalla pati guximin të ishte trim dhe tha publikisht gjëra që i ka thënë i dërguari i perandorisë në një fshat si Shqipëria”, tha Çani nga emisioni “Të Paekspozuarit”.