Ariana Grande u ka shpjeguar fansave se përse filloi të qante gjatë performancës në SHBA mbrëmjen e së shtunës.
Ajo filloi të qante ndërsa këndonte këngën REM nga albumi i saj Sweetener në Enterprise Center në Missouri.
Në një postim në Twitter, që tani është fshirë, Ariana shkroi: “E ndjej gjithçka shumë intensivisht dhe e nisa këtë turne në një periudhë të jetës sime ku ende po përpiqem shumë. Kështu që ndonjëherë qaj shumë.”
Grande u shpreh se e shkroi mesazh për shkak se ishte shumë mirënjohëse ndaj fansave: “Dua të dini se nëse jeni të lënduar dhe po vuani, ju do ta kaloni dhe nuk jeni vetëm.”
Këngëtarja ka folur për vështirësitë e saj që nga sulmit kamikaz pas koncertit të saj në Mançester në maj 2017 ku mbetën të vrarë 22 persona.
Gjithashtu ish i dashuri i saj Mac Miller vdiq në shtatorin e kaluar dhe fejesa me komedianin Pete Davidson përfundoi në tetor.