Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Arin po, hebrejtë jo” – Ambasadorja rrëfen përgjigjen e klerikëve shqiptarë në takimin me nazistët në Berlin

20:23 / January 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 c576b8ae7e935300ed2d712d1b474a25
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria rezulton të jetë i vetmi vend ku hebrejtë nuk iu dorëzuan nazistëve. Shqiptarët mbrojtën jetën e qindra hebrejve dhe i ndihmuan ata që ikën nga Gjermania dhe Austria për t’i shpëtuar shfarrosjes.

Jeta e refugjatëve hebrej në Shqipëri arriti të shpëtohej në sajë të një marrëveshjeje të pashkruar të gjithë shqiptarëve: myslimanë, katolikë dhe ortodoksë.

“Kur autoritetet më të larta të klerit shqiptar të asaj kohe u thirrën në Berlin nga pushtuesit nazistë ata u kërkua atyre dy gjëra; të drejtën mbi arin e Shqipërisë të depozituar në Itali dhe listën e hebrejve të strehuar në Shqipëri. Përgjigja e përfaqësuesve të klerit shqiptar ishte: Arin po, hebrejtë jo!

Ky vend shumë i vogël në Ballkanin Perëndimor i tregoi pjesës tjetër të botës që nuk duhet të jesh fuqia më e fortë për të mbetur njërëzore. Shqiptarët: katolikë, ortodoksë myslimanë, pavarësisht se cilës fe i përkisnin vendosën të ndiqnin vlerat humane dhe kodin e nderit dhe të shpëtonin hebrejtë që ishin në Shqipëri.

Kur pushtuesit nazistë u kërkuan që të gjithë hebrejtë t’i nxirrnin në sheshet e qyteteve, sheshet mbetën bosh. Në fund të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri kishte më shumë hebrej sesa para luftës. Asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve”, thotë për DW Galit Peleg, ambasadore e Izraelit në Tiranë.

Ajo thekson që “antisemitizmi ngre shpesh kokën e tij të shëmtuar në Europë sikur të mos kemi nxjerrë asnjë mësim nga Holokausti. Në Shqipëri, pavarësisht nga diversiteti fetar, nuk egziston antisemitizmi.

Kjo është një zgjedhje e guximshme e shqiptarëve atëhere dhe tani, për të mbrojtur vlerat e tyre dhe përhapur dritë, sepse edhe një qiri i vogël thyen detin e errësirës”, thotë Peleg.

ambasadore e Izraelit Galit Peleg
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.