Gazetari Arion Sulo, thotë se 30 qershori është djegur. Sipas tij zgjedhjet vendore do të mbahen, por procesi do të jetë nul.
“Zgjedhjet edhe mund të bëhen por do të jetë nul. Do të jetë zgjidhja politike ajo që do të zhbllokojë situatën. 30 qershori është i djegur. Nga vjeshta mund të kalojmë në formatin për zgjedhje të parakoshme. Me Ramën pa Ramën kjo është teknike”, tha Sulo.
Kryeredaktori i gazetës “Liberale”, Arion Sulo, deklaron se Rama dhe qeveria e tij janë të interesuar për ta varrosur dosjen “339”, pasi janë më të dëmtuarat nga publikimi i përgjimeve, fillimisht në VOA dhe më pas në BILD.