Një ari i vogël i murrmë është fotografuar në bregun e liqenit të Prespës.
Për shkak të temperaturave të larta që kanë arritur deri në 39 gradë celsius, kanë bërë që ariu i cili ka si habitat Parkun Kombëtar të Prespës, të dalë te liqeni për tu freskuar.
Ariu i murrmë, gjitari më i madh në Evropë, banon në zonat pyjore malore në pellgun ujëmbledhës të Liqenit të Prespës.
Renditet si lloj prioritar dhe ka vëmendje të veçantë për ruajtjen e tij në Europë, pasi përfshihet në Shtojcën e II-të dhe të IV-ët të Direktivës së BE-së për Habitatet.
Pyjet janë shtëpia e tij, por gjithashtu edhe hapësirat e hapura dhe shkurret frutore.
Herë pas here, ky gjitar shihet në zonat fushore pranë pemishteve dhe mbi vijën e sipërme pyjore, sepse e tërheqin bagëtitë që kullosin, manaferrat dhe farat.


