Analisti Arjan Curri ka komentuar situatën brenda PD pas përjashtimit të Sali Berishës.
Curri tha se takimet e paralajmëruara nga Berisha pritet të sjellin zhvillime.
Ai tha se dy janë gjërat që nuk i fali SHBA Berishës, Gërdeci dhe e dyta që më bind më shumë është se Berisha goditi rëndë reformën në drejtësi.
Pjesë nga intervista në MCN TV:
Curri: Kur thash tani fillon lufta kisha nëdërmend një luftë brenda llojit. Një diplomat i rëndësishëm më tha që nëse dikush se njef Shqipërinë mjafton të shohë 30 sekonda për të kuptuar hitorinë e 30 viteve. Kur thash tani fillon lufta kisha nëdërmend një luftë brenda llojit. Ajo që Rama i tha Berishës a e kalon dot Atlantikun ishte një parathënie dhe mungesa e udhëtimeve të tij të bënte ta dyshoje këtë dhe unë këtë kisha në mendje kur e thash këtë. Përvec luftës që unë thash tashmë fillon edhe lufta me gratë, gjë që unë se kisha parë. Basha luftoi me kryetaren e parlamentit, filloi të tregonte një lloj agresiviteti dhe jashtë mundësive të mia për ta parashikuar. Nesër Berisha do të nisë takimet me simpatizantët priten zhvillime në PD. Ajo që druaj unë është se Basha ka nën kontroll forumet brenda PD. Organet drejtuese i ka Basha dhe do kemi një luftë të re mes anëtarësisë që është berishiste dhe forumet që janë bvërë bashiste. Mbetet për tu parë por Basha do mundohet btë jetë bllokues.
Një pyetje që nuk po merr përgjigje është: pse e hoqi SHBA nga skena Sali Berishën, i konsideruar si një njeri I tyre në Shqipëri për një kohë të gjatë?
Curri: SHBA nuk kanë njerëz të tyret apo kundra tyre. Berisha deri para pak kohësh konsiderohej burrë shteti dhe tashmë si një person që ka kryer korrupsion madhor. Janë gjëra që historia e I nnjeh dhe nuk ka dogma historia mes shteteve. Por cka bërë Berisha që sja fal më Amerika. Ka pasur ngjarje në 98, 21 janarin… Berisha ishte në periferi të politikës dhe ky zhvillim e riktheu ata gati gati po e rikthejnë Berishën shumë aktiv në politikë.
Mendoni se ky akt lidhet me pastrimin e skenës politike shqioptare? Kam parasysh këtu serinë e dorëheqjeve në Partinë Socialiste, ku mund të vecojmë atë të z. Gramoz Ruçi?
Curri: Nëse do kishim një listë me 10 të shpallur do më shkonte ndërmend këtë gjë. Dy janë gjërat që nuk i fali SHBA Berishës, Gërdeci dhe e dyta që më bind më shumë është se Berisha goditi rëndë reformën në drejtësi. Ata mënduan se aktiviteti I shtuar I tij nuk mund të tolerohej nga SHBA. Do të thotë nuk mund ti biesh investimit tonë sepse ne të godasim.