Armando Broja e nisi ndeshjen e Kupës së Ligës të Çelsit ndaj Njukasëll nga pankina, pro e pa veten të futej në fushën e lojës pa mbaruar pjesa e parë e sfidës së çerekfinaleve të turneut.
Trajneri Mauricio Poçetino vendosi të ndryshonte lojën e ekipit duke larguar Fernandez pas 32 minutash për të aktivizuar sulmuesin shqiptar, pasi dukshëm skuadra e tij nuk po arrinte të krijonte lojë e raste, teksa e pa veten në disavantazh që në minutën e 16 pas golit të Uillson.
Broja hyri në fushë dhe menjëherë u shfaq rrezikshëm për blutë, teksa tundi rrjetën për ekipin e tij. Por fatkeqësisht, sulmuesi shqiptar ishte në pozicion jashtë loje dhe sinjalizimi i vijërojtësit i prishi festën e golit.