Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi banorët e zonës së Portoromanos kishin lajmëruar për të shtëna armësh në këtë zonë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë arrestuar L.B., 21 vjeç, K.P.,19 vjeç, si dhe filloi procedimi penal për të miturin A.K.,17 vjeç.
Atyre u është sekuestruar edhe arma automatik. Adoleshentët nuk kanë treguar se kujt i përkiste kjo armë, por kanë thënë se e kanë gjetur.
NJOFTIMI
Sekuestrohet një armë zjarri automatik.
Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë, arrestuan në flagrancë shtetasit:
L.B., 21 vjeç, K.P.,19 vjeç, si dhe filloi procedimi penal për shtetasin e mitur A.K.,17 vjeç , banues në lagjen Nr.15, Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët se këta shtetas në “Portoromano”, ishin duke qelluar me armë zjarri në ajër .
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.